Projekti
Zona ku po të ndërtohet Kompleksi “Olive Park” mbeshtetet mbi nje truall me siperfaqe prej 29.455 m² dhe eshte marre ne studim nga grupi i projektimit “ERE Architecture & Construction sh.p.k.”.
Interesi per zhvillimin e qytetit dhe kuartiereve te reja te banimit, qe ndodhen ne zonen prane “Rruges se Elbasanit”, ka nxitur nevojen, per nje kualitet me te larte persa i perket aspekteve arkitektonike si: zgjidhja funksionale, volumi, raporti me ndertesat perreth, rifiniturat e perdorura, “stili” arkitektonik , sherbimet, etj, por edhe riformulimi i hapesirave urbane ekzistuese, persa i perket respektimit rigoroz te normativave te shfrytezimit te siperfaqes dhe distancave te percaktuara nga “Regullorja e Urbanistikes” – tetor 2008.
Veçanti
- Administrim dhe mirembajtje nga persona me pervoje, bazuar ne nje rregullore te detajuar, duke thjeshtesuar bashkejetesen ne Kompleks.
- Sherbimi i sigurise private dhe survejimit te kompleksit ofrohet 24 ore ne dite gjate 365 diteve te vitit e ofruar nga kompani te certifikuara, pa cenuar privatesine tuaj.
- Ambiente te perbashketa te gjelberta me nje pamje te lire dhe te gjere, per te shijuar standartin e jeteses ne qetesine e natyres.
- Aksesi ne kompleks ofrohet ne dy menyra nga hyrja lindore dhe ajo perendimore.
- Pozicionimi dhe orientimi gjeografik i vilave bejne te mundur perfitimin e ndricimit natyral maksimal dhe shfrytezimin e ngrohtesise gjate gjithe dites.
Administrime dhe shërbime
Pozicionim ideal
Mes gjelbërimit e ajërit të pastër dhe larg zhurmës e qytetit, ‘Olive Park’ ështe vila ideale për ju.
Siguri dhe Privatësi
Monitorim me kamera e të gjithë rrethimit dhe mjediset e perbashketa do te jene te rregulluara nga Rregullorja e Parkut, te cilat do te monitorohen nga kamerat e sigurise edhe nga sherbimi i policise private.
SHËRBIME GJELBËRIMI
Ky shërbim përfshin krasitje, prashitje, korrje bari, vaditje jashtë sistemit, heqje e barërave të këqija, plehërim, spërkatje sezonale dhe hedhjen e pesticideve.
SHËRBIME ELEKTRIKE
Teknikët tanë do të identifikojnë problemet dhe do të rekomandojnë riparimet e duhura, si dhe mund të përmirësoj,ë sistemin elektrik në shtëpinë tuaj për të përmbushur më së miri nevojat për teknologjinë më të avancuar elektrike.
SHËRBIME HIDRAULIKE
Këtu përfshihet pastrimi i sistemit të kullimit, riparimi apo zëvendësimi i tubave të kanalizimit dhe ujit, rregullimi apo zëvendësimi i rubinetave të kuzhinës, i ngrohëseve të ujit (bojlerëve), tualeteve, dusheve, identifikimin dhe riparimin e zonave ku ka rrjedhje uji, etj.
Hapësirat e përbashkëta
Një vëmëndje e vecantë i është dedikuar hapësirave të përbashkëta, ku zonat midis ndërtimeve janë të ndara në mënyre të tillë që lejojnë rrugët e kalimit, lulishte e bimësi të shpërndara natyrshëm dhe hapësirat e përbashkëta sportive dhe rekreative. Në pjesën lindore të kompleksit vendosën hapësirat e përbashkëta sportive dhe rekreative.
Afër Olive PARK
OLIVE PARK
Raiffeisen Bank
Liqenit Artificial te Tiranes
BKT
Liqeni i Farkës
Qendra Shendetesore Sauk
Xhamia e Saukut
Klinike Dentare Laborator
Qëndra Tregtare TEG
Arsakeio School of Tirana
Zyra postare Sauk
Spitali kafsheve
Furrë buke
Farmaci
Instituti Arsimor Eurolingua
Kopesht çerdhe
OLIVE PARK
Raiffeisen Bank
BKT
Qendra Shendetesore Sauk
Klinike Dentare Laborator
Arsakeio School of Tirana
Zyra postare Sauk
Spitali kafsheve
Furrë buke
Farmaci
Instituti Arsimor Eurolingua
Kopesht çerdhe