Vila SOLITARE V27
- Katet 2 kate mbi tokë dhe 1 nën tokë
- Dhoma 7 Dhoma
- Hapësirat Pishina, Kantina dhe Depo
- Sipërfaqja e Parcelës 385 m2
- Sipërfaqja e Viles 344.6 m2
- Sipërfaqja e Parkimit 30 m2
- Sipërfaqja e Tarracës 123.5 m2
- Statusi Në shitje
Informacione mbi vilën
Vila Solitare të kësaj tipologjie gjënden në bezin e tretën të katërt dhe të pestë midis brezit të vilave solitare dhe brezit të vilave palacina. Gjithsej janë 23 vila të kësaj tipologjie. Ndërtimi i tyre eshte 2 katësh mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Hyrja e makinave dhe e këmbësorëve bëhet nga rruga e sipërme e brezit.
Pishina plotëson peisazhin e gjelbër të kopështit, duke u konturuar nga veshja e pllakave të gurit. Pjesa tjetër e kopështit përbëhet nga hapësira kalimi të cilat shmangin përdorimin e betonit të vazhduar, duke u formuar nga pllakat e gurit të cilat ndërthuren me gjelbërim.
Në Fasadën lindore të tyre vilat kanë carje të mëdha dritaresh të cilat mundësojne futjen e dritës natyrale me eksterierin, zonat e ditës që përkojnë me këtë pjesë të fasadës së objektit janë ndënja, kuzhina dhe ngrënia, nga ambjentet e së cilave mund të aksesohen lehtësisht me anë të vetratave për në kopësht dhe pishinë.
Kati i parë i vilës përfshin zonat e natës, tre dhoma gjumi, një dhomë matrimoniale dhe dy tualete. Dhoma matrimoniale përfshin ambjentin e fjetjes dhe një tualet. Kjo dhomë ka vetrata të gjëra të cilat kanë akses në ballkon dhe mundësojnë dirtë natyrale dhe pamje nga ambjentet e pishinës. Në këtë kat ndodhet dhe një tualet i cili përdoret për dhomat e gjumit të cilat kanë dalje në ballkonin tjëtër me pamje nga hyrja e vilës.
Në katin -1 pozicionohen ambjentet e kantinës, një depo dhe një tualet.