Vila Solitare

  • Sasia 5 Vila të kësaj tipologjie
  • Katet 2 kate mbi tokë dhe 1 nën tokë
  • Hapësirat Pishina, Kantina dhe Depo
  • Siperfaqjet e ndertuara 1266 m2
  • Statusi 1 në shitje

Informacione mbi vilat

Vilat Solitare gjëndent në brezin e dytë, pas brezit të Vilave Elitare. Gjithsej janë 5 vila të kësaj tipologjie. Ndërtimi i tyre eshte 2 katësh mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Hyrja e makinave dhe e këmbësorëve bëhet nga rruga e sipërme e brezit.

Pishina plotëson peisazhin e gjelbër të kopështit, duke u konturuar nga veshja e pllakave të gurit. Pjesa tjetër e kopështit përbëhet nga hapësira kalimi të cilat shmangin përdorimin e betonit të vazhduar, duke u formuar nga pllakat e gurit të cilat ndërthuren me gjelbërim.

Në Fasadën lindore të tyre vilat kanë carje të mëdha dritaresh të cilat mundësojne futjen e dritës natyrale me eksterierin, zonat e ditës që përkojnë me këtë pjesë të fasadës së objektit janë ndënja, kuzhina dhe ngrënia, nga ambjentet e së cilave mund të aksesohen lehtësisht me anë të vetratave për në kopësht dhe pishinë.

Kati i parë i vilave përfshin zonat e natës, tre dhoma gjumi dhe 2 tualete. Dhoma Matrimoniale përfshin ambjentin e fjetjes dhe një tualet. Kjo dhomë ka vetrate të gjërë që mundëson dritë natyrale. Nga Korridori mund te shikohet në atrium ku dhe duket hapësira e ndenjes e katit përdhe. Në këtë kat ndodhen dhe dy dhoma gjumi të cilat përdorin një tualet të perbashket dhe kanë dalje në ballkon.

Ne katin -1 pozicionohen ambjentet e kantinës, një lavanteri dhe një tualet.

Siperfaqja m2KateDhomaStatusi
Vilat Solitare V4402.936ShiturMë shumë detaje
Vilat Solitare V5402.936Në ShitjeMë shumë detaje
Vilat Solitare V6402.936ShiturMë shumë detaje
Vilat Solitare V7402.936ShiturMë shumë detaje
Vilat Solitare V8402.936ShiturMë shumë detaje