Vila Elitare V3

Informacione mbi vilën

Vila Elitare Nr. 3 gjëndet në brezin e parë, para brezit të vilave Solitare. Gjithsej janë 3 vila të kësaj tipologjie. Ndërtimi i tyre eshte 2 katësh mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Hyrja e makinave dhe e këmbësorëve bëhet nga rruga e sipërme e brezit. Në pjesën lindore brezi kufizohet nga pedonalja.

Pishina plotëson peisazhin e gjelbërt të kopështit, duke u konturuar nga veshja e pllakave të gurit. Pjesa tjetër e kopështit përbëhet nga hapësira kalimi të cilat shmangin përdorimin e betonit të vazhduar, duke u formuar nga pllakat e gurit të cilat ndërthuren me gjelbërim.

Në Fasadën lindore të tyre vilat kanë carje të mëdha dritaresh të cilat mundësojne futjen e dritës natyrale me eksterierin, zonat e ditës që përkojnë me këtë pjesë të fasadës së objektit janë ndënja, kuzhina dhe ngrënia, nga ambjentet e së cilave mund të aksesohen lehtësisht me anë të vetratave për në kopësht dhe pishinë.

Kati i parë i vilës përfshin zonat e natës, tre dhoma gjumi dhe 2 tualete.Dhoma Matrimoniale përfshin ambjentin e fjetjes dhe një tualet. Kjo dhomë ka vetrate të gjërë që mundëson dritë natyrale. Nga Korridori mund te shikohet në atrium ku dhe duket hapësira e ndenjes e katit përdhe. Në këtë kat ndodhen dhe dy dhoma gjumi të cilat përdorin një tualet të perbashket dhe kanë dalje në ballkon.

Ne katin -1 pozicionohen ambjentet e kantinës, një lavanteri dhe një tualet.

Proudly powered by Wpopal.com